HomeShowbiz

Meshkujt apo femrat? Këngëtarja flet për herë të parë për biseksualitetin

Rita Ora ka zbuluar se nuk njeh as fytyrë e as gjini kur bëhet fjalë për dashurinë dhe shikon më shumë personin sesa pamjen e tij fizike.

Këngëtarja, 28 vjeçare, foli për Daily Star Online në lidhje me seksualitetin e saj dhe pranoi se e bezdisin kur thonë se është e lidhur me çdo njeri që fotografohet.

“Unë admiroj bukurinë te burrat dhe gratë. I shoh gjërat pa fytyra dhe pa gjini, për mua ka rëndësi personi”, tha Rita.

Këngëtarja foli gjithashtu për herë të parë për biseksualitetin kur publikoi këngën “Girls” në maj.

“Girls’ u shkrua për të përfaqësuar të vërtetën time dhe është një tregim i saktë i një përvoje të vërtetë dhe të sinqertë në jetën time. Kam pasur marrëdhënie romantike me gra dhe burra gjatë gjithë jetës sime dhe ky është rrugëtimi im personal. Kam shumë shokë meshkuj, shumë miq, meshkuj shumë tërheqës dhe ata janë miqtë e mi më të mirë. Kjo nuk do të thotë se duhet të lidhesh me ta” thotë këngëtarja.


TË NGJASHME