HomeLajme

Meshkujt me apo pa mjekër? Nga cilët tërhiqen më shumë femrat

Nëse keni menduar se vajzat vlerësojnë më shumë meshkujt me muskuj, e keni gabim. Në fakt më tërheqëse për femrat tek një mashkull është mjekra.

Sipas një studimi të kryer kohët e fundit, gratë i konsiderojnë më seksi dhe tërheqës meshkujt me mjekër e madje edhe lidhjet me ta janë më afatgjata.Të dhënat dalin nga një studim i quajtur “The Masculinity Paradox”, i cili u paraqiti mbi 8 mijë grave foto të ndryshme të meshkujve me mjekër.

Atyre iu kërkua të rendisin fytyrat në aspektin e tërheqjes duke nisur nga ata që mund t’i joshnin më shumë deri tek ata më pak. Mes tyre ato zgjodhën dhe me kë do të preferonin një lidhje serioze e me kë një lidhje afatshkurtër. Si përfundim shumica parapëlqente dhe tërhiqej nga meshkujt me mjekër të gjatë dhe shumë më pak nga meshkujt pa mjekër.


TË NGJASHME