HomeLajme

Meshkujt tregojnë si e kuptojnë kur një vajzë i pëlqen, këto janë 4 shenjat

Sigurisht që gratë janë më të mençura se burrat. A keni dëgjuar ndonëjherë që një grua e ka humbur mendjen pas një burri që kishte këmbë të bukura? Gratë në përgjithësi janë më të arsyeshme se burrat. Ato pëlqejnë meshkujt vendimtarë dhe që i japin siguri. Mirëpo, ndonjëherë vajzat janë të turpshme dhe nuk duan të bien në sy kur pëlqejnë një djalë. Vërtet meshkujt nuk janë shumë të vëmendshëm si natyra, mirëpo ata e kuptojnë menjëherë kur një grua i pëlqen ata. Lexoni disa shenjat që vajzat japin pa kuptuar kur pëlqejnë një djalë:

Buzëqeshja

Shkencëtarët kanë provuar se meshkujt i duan gratë e qeshura shumë më tepër se ato që duken të sigurta dhe misteroze. Kur buzëqesh, një njeri dërgon një sinjal “Unë jam i lumtur dhe mund të të bëj të lumtur”. Dhe kush mund të refuzojë një ofertë të tillë? Pra, buzëqeshja qoftë edhe përmes telefonit është një shenjë që ju i jepni atij, që e pëlqeni.

Tregoni interes

 

Nëse ju tregoni interes për atë duke e pyetur çfarë i pëlqen, pasionet ose qëllimet e jetës, atëherë ju e keni futur atë në mendime. Me siguri ai mashkull e ka kuptuar që ju e pëlqeni. Ju nuk interesoheni kot për të tjerët.

I kërkoni ndihmë

Vajzat duan të përkedhelen. Në fillimet e lidhjes ato shfaqen delikate dhe kërkojnë ndihmën e partnerit në çdo moment. Ata e kuptojnë ku qëndron “meraku” juaj dhe ju ndihmojnë pa ju vënë në siklet.

Nuk ju ndryshon humori papritur

Vajzat dihet që kanë luhatje humori dhe sa janë duke qeshur i shikon duke qarë. Nëse me atë person, ndjenjat tuaja janë konstante, atëherë ai e ka marrë mesazhin që pranë tij ndiheni e sigurt dhe e lumtur.

Image result for crying vs laughing women

/Revista Class/


TË NGJASHME