HomeLajmi i Fundit

Mësim me dritare hapur në mes të janarit? Ja çfarë shqetësimi ngrenë prindërit

Sipas udhëzuesit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë mësimit në ambjentet fizike të shkollave, duhet të mbahen hapur dritaret. Kjo ka qënë një ndër pikat më shqetësuese sa i takon masave të marra nga MSH, për institucionet arsimore, në kuadër të COVID-19.

Po a është e zbatueshme kjo rregullore, duke marrë parasysh temperaturat e ftohta të janarit?

Këto janë mendimet që dhanë nxënësit dhe prindërit:

1.Duhet t’i mbajmë hapur që të ajroset klasa, por kemi dhe shumë ftohtë. I kemi thënë zyshës 100 herë ta mbylli po zysha nuk na dëgjon…
2.Bën ftohtë por prapë nga koronavirusi i mbajmë të hapura dritaret.
3.Ka raste që rrimë edhe me xhupa brenda kur është shumë ftohtë po prapë i mbajmë hapur dritaret, të paktën 1
4.Po zbatohet udhëzuesi më duket absurde se fëmijët janë më të rrezikuar nga virozat e stinës , sidomos këto ditë do jetë më ftohtë e mos do kenë temperaturë.