HomeSociale

Mësimi online, ministrja Shahini publikon udhëzuesin e përditësuar

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka publikuar një udhëzues të përditësuar për mësimin në kushtet e shtëpisë.

Në kushtet kur vendi po vazhdon të përballet me pandeminë e koronavirusit, me kalimin e fazës fillestare dy javore të mbylljes së shkollave, ky udhëzuesi ka për qëllim të orientojë mësuesit në punën e tyre për zhvillimin e mësimit online.

Duke marrë parasysh ndryshime të sugjeruara nga mijëra mësues, nxënës dhe prindër, ministria e Arsimit vendosi përditësimin e udhëzuesit për t’i ardhur në ndihmë të gjithë subjekteve në këtë kohë të emergjencës kombëtare.

Dokumenti përmban udhëzues të ndryshëm, modele testesh për provimet kombëtare, platforma online, si dhe video tutoriale, me qëllim që t’i mbajë nxënësit të angazhuar me përmbajtjen lëndore dhe përforcimin e njohurive të fituara deri në rifillimin e procesit mësimor të rregullt.

###

Link i udhëzuesit:

https://arsimi.gov.al/udhezues-i-perditesuar/

K.S/GotaNews


TË NGJASHME