HomeLajme

Mësimi te Shkencat Sociale, e kundërta ndodh te Filologjiku

Fakultetin e Shkencave Sociale ka rinisur normalisht mësimi këtë të enjte.

Vendimi për të vijuar normalisht mësimin e për të ndërprerë grevën tre-ditore është marrë një ditë më parë në mbledhjen e Asamblesë.

Ndërsa në Fakultetin e Histori Filologjisë greva do të vazhdojë deri ditën e premte e më pas do të rinisë mësimi.

Por deri në plotësimin e kërkesës kryesore, atë të shfuqizimit të Ligjit të Arsimit të Lartë pedagogët e këtij Fakulteti kanë vendosur të protestojnë një herë në javë duke bojkotuar dhënien e mësimit.


TË NGJASHME