HomeShowbiz

Mësohet gjendja shëndetësore e Arjan Konomi pasi rrezikoi të humbiste krahun

Arjan Konomi ka zbuluar sot është nisur drejt Tiranës pas disa ditësh të vështira në Jordani. Teksa ishte me pushime, opinionisti përfundoi në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Ai shtoi se është më mirë dhe se shpreson që të mos ketë më komplikacione.

“Jam në aeroportin e Amanit, ka ardhur momenti për t’u kthyer në shtëpi. Mezi e kisha pritur këtë javën e fundit këtë moment, këtë javën e fundit që kam qëndruar 5 ditë në spital dhe pastaj në hotel në një gjendje të vështirë pas aksidentit që më ndodhi.

Edhe që më detyroi të ndërpres udhëtimin që kisha ndërmend ta vazhdoja edhe në vend të tjera. Tani shpresoj që gjithçka të shkojë mirë, krahun e kam mirë dhe shpresoj që të mos kem probleme dhe komplikime gjatë fluturimit”, shprehet Arjan Konomi gjatë videos.


TË NGJASHME