HomeSport

Messi drejt PSG?! “France Football”provokon gjithçka me postimin e fundit

Lionel Messi, është një prej lojtarëve që e ka shkruajtur me gërma të arta emrin e vetë në historinë e futbollit. Pas një karrierë të lavdishme te Barcelona, së fundmi ylli argjentinas, është përfolur për një kalim të mundshëm në Paris te PSG. Marrëdhëniet e acaruara me drejtuesit e klubit dhe skadimi i kontratës, kanë bërë që Messi të marrë në konsideratë largimi nga klubi ku nisi karrierën dhe arriti të fitojë gjithçka. Zërat për largimin e tij kanë filluar sezonin e kaluar dhe si për t’i hedhur benzinë zjarrit ka menduar prestigjiozja franceze “France Football”. Në faqen e parë të gazetës franceze, është vendosur Messi i veshur me fanellën e PSG. Sheiku Al-Mansour, pronar i klubit parizien prej kohësh ka shfaqur pëlqimin për transferimin e Messi-t dhe po punon fort për ta vënë në jetë këtë operacion, që nëse do të finalizohej do të ishte padyshim një prej lëvizjeve më të bujshme në historinë e transferimeve. Neymar, Di Maria dhe madje trajneri Pochettino janë disa prej aktorëve të përfshirë në negociatat për të sjellë argjentinasin në “Parc de Princes”.

E ndërsa shumë nga fansat e klubit parizien mezi presin për realizimin e këtij operacioni, në mes është edhe problemi i pagës stratosferike të Messi-t. Aktualisht në Spanjë, Messi paguhet plot 70 milionë euro neto në sezon. Në këtë kohë pandemie, këto shifra trembin edhe sheikët.

Por, sipas “France Football”, drejtuesit e klubit po mendojnë një pagesë sipas stilit Beckham për Messi. Mendohet që një pjesë e pagës së tij të vijë nga të drejtat televizive, të drejtat e imazhit, marketingu etj. Në këtë mënyrë do të shmangej një sforco ekonomike nga ana e klubit. Ndikimi i Messi-t është jashtëzakonisht i madh sa mjaftojnë vetëm “zërat” e merkatos, që tifozët dhe vetë trajneri Pochettino të fillojnë të ëndërrojnë për gjëra të mëdha.


TË NGJASHME