HomeSport

Messi me shokë dështojnë sërish/ Argjentina barazon me Paraguajin

Argjentina, vazhdon të ketë një ecuri aspak pozitive. Në ndeshjen e dytë në ‘Copa America‘, kundër Paraguajit, Messi me shokë, nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1.

Në startin e ndeshjes, u vu re një lojë më e mirë e Paraguajit, kurse lojtarët argjentinas bënë shumë gabime dhe lanë shumë hapësira. Paraguaji tregohet më i rrezikshëm dhe në minutën e 37-të, është Sanchez që ndëshkon Argjentinën dhe i çon shifrat në 1-0. Me këtë rezultat, mbyllet edhe pjesa e parë.

Argjentina provon të ndryshojë diçka ku fusin Agueron që në fillim të pjesës së dytë. Në minutën e 57 është Messi autori i golit të barazimit duke shënuar me penallti.

Pas 5 minutash Paraguai ka shansin të kaloje në avantazh me anë të një penalltie, por që gjuajtjen e Gonzales arrin ta presë portieri Armani. Deri në fundin e ndeshje, është Argjentina që qarkullon topin, por pa krijuar ndonjë rast shënimi.

Pas kësaj ndeshjeje, renditja në grupin B, vazhdon të jetë e njëjtë. Në vendin e parë ndodhet Kolumbia me 6 pikë. Në vendin e dytë Paraguai me 2 pikë, në vendin e trete me 1 pikë është Katari dhe në fund ndodhet Argjentina me 1 pikë në dy ndeshje.


TË NGJASHME