HomeSport

Messi shkaktoi krizën te Barcelona?! Bëjini edhe një herë llogaritë

Prej fillimit të pandemisë, ekonomia dhe buxheti i shumë klubeve ‘BIG’ të futbollit u dëmtua rëndë. Një prej këtyre klubeve, është edhe klubi spanjoll i Barcelonës. Gjatë lajmeve të shumta për krizën ekonomike në klub, në pah doli një tjetër lajm, që nga shumë fansa të futbollit u pa si arsyeja kryesore për krizën në klubin spanjoll.

Ishte e përditshmja spanjolle “El Mundo Deportivo”, që ‘zbuloi’ se ylli argjentinas i skuadrës, Lionel Messi në 4 vitet e fundit të kontratës do të përfitonte një shifër të çmendur, rreth 555 milionë euro. Me një matematikë të thjeshtë, nga të gjithë zbulohet se një prej shkaqeve kryesore të krizës së Barcelonës, është pikërisht pagesa e lartë e sulmuesit argjentinas.

Por, gjërat nuk janë ashtu siç duken. Sipas të përditshmes spanjolle “SPORT”, një prej gazetave më pranë klubit, raportohet se Messi ka qenë një burim të ardhurash madhore për klubin edhe gjatë periudhës së pandemisë. Sipas “SPORT”, Messi nuk ka ndikuar në “rrënimin” ekonomik të klubit, por ka qenë një prej ndihmesave më të mëdha, duke bërë që klubi të arkëtojë të ardhura marramendëse.

Në tre sezonet e fundit, vetëm falë Messit, Barcelona ka arritur të arkëtojë plot 235 milionë euro. E nëse nuk do të ishte për pandeminë kjo shifër do të rritej në 620 milionë euro. Një shifër e frikshme që kalon me plot 100 milionë euro shifrën e fitimeve të Messit.


TË NGJASHME