HomeSociale

Meta apel për monumentet e kulturës: Ndërtimet po vendosin…

Presidenti Ilir Meta sot në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve të Kulturës dhe Vendeve Arkeologjike, ka bërë një apel për ruajtjen e veprave kulturore.

Ai ka shtuar se ndërtimet e sforcuara nëpër qytete po vendosin para rrezikut të shkatërrimit e zhdukjes shumë nga këto vlera të rralla kombëtare.

Postimi i plotë:
Sot në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve të Kulturës dhe Vendeve Arkeologjike, përshëndes të gjithë përfaqësuesit dhe specialistët e trashëgimisë sonë kulturore për pasionin dhe përkushtimin e veçantë të treguar ndër vite.

Shqiptarët janë krenarë për pasurinë dhe trashëgiminë e tyre arkeologjike dhe kulturore, por ndërtimet e sforcuara nëpër qytete po vendosin para rrezikut të shkatërrimit e zhdukjes shumë nga këto vlera të rralla kombëtare.

Ndaj apeloj që ta mirëmbajmë këtë pasuri, si trashëgimi të çmuar të të parëve tanë. Të mos harrojmë se pas dëmtimit të çdo monumenti, objekti kulti, afresku apo vendi arkeologjik dëmtohet identiteti ynë kombëtar dhe kulturor, si dhe humbet një shans për të vendosur historinë dhe trashëgiminë në dobi të së ardhmes.


TË NGJASHME