HomePolitikë

Meta apel Ramës. Kritikë edhe opozitës

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka dhënë mesazhe të qarta nga Durrësi, duke kërkuar nga palët të marrin përgjegjësitë për të zgjidhur krizën dhe situatën kaotike në vend, ndërkohe që ka theksuar se vendi duhet të bëhet gati për zgjedhjet e 13 tetorit.

“Sigurisht që 13 tetori dhe zgjedhjet, për zgjedhjet vendore nuk besoj se zgjidhin gjithçka, por është detyrim ligjor dhe Kushtetues i pa shmangshëm në radhë të parë është detyrim për kryeministrin që të heq dorë nga presionet dhe shantazhet nga gjithë institucionet e tjera, duke penguar zbatimin e këtij dekreti dhe padyshim është përgjegjësi e gjithë të tjerëve të behën gati për të marrë pjesë  në zgjedhjet vendore të 13 tetorit”- tha Meta, duke njoftuar se ka bërë gati për ti dërguar një letër Sekretarit të OSBE , por edhe kreut të ardhshëm të OSBE.

“Meqenese Shqipëria përgatitet të marrë kryesimin e OSBE vitin e ardhshëm, i kërkoj për të negociuar me të dy palët  për një zgjidhje të shpejtë, pasi nuk kemi kohë, jo vetëm për të parandaluar përshkallëzimin e situatës së pafavorshme për qytetarët por edhe për një vend që duhet të jetë shembull për funksionimin e institucneve demokratike”- tha ai.

Presidenti nënvizoi se “Kam insistuar për dialog të qëndrueshëm politik jo për diversion, apo demagogji, por që të rivendoset normaliteti i demokracisë në vend dhe të funksionojë kontrolli e balanca mes pushteteve dhe llogaridhënia. Kemi sot një shumicë që kontrollon gjithçka, një situatë jashtëzakonisht kaotike në gjithë drejtimet dhe kjo është përgjegjësi e palëve politike në vend, nuk shfajëson asnjë edhe opozitën, se opozita i ka pasur të gjithë mundësitë për të parandaluar me propozime me këmbë në tokë e të përgjegjshëm shumë nga marrëzitë që kanë ndodhur në drejtim të skenarit të qartë të kapjes së institucioneve në vend”- tha ai.


TË NGJASHME