HomePolitikë

Meta: Dje hodhëm hapin e parë në përmbushjen e misionit tonë

Presidenti i Republikës Ilir Meta me anë të një postimi në “Facebook” ka falënderuar të gjithë qytetarët që iu përgjigjën ditën e djeshme thirrjes së tij për manifestim kundër grushtit të shtetit.

Ai tha se dje hodhëm hapin e parë në përmbushjen e misionit për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar.

Postimi i plotë

Një falenderim të përzemërt të gjithë motrave dhe vëllezërve shqiptarë, të cilë iu përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit që synon rrëmbimin mafioz të Gjykatës Kushtetuese. Dje hodhëm hapin e parë në përmbushjen e misionit tonë për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve.

K.S/ GotaNews


TË NGJASHME