HomeSociale

Meta: E drejtë kushtetuese, të dëgjohet zëri i qytetarëve

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur në lidhje me protestën e zhvilluar ditën e djeshme kundër masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, ku u proceduan penalisht 7 persona.

Meta  është shprehur se protestat, tubimet janë një e drejtë që e garanton Kushtetuta dhe duhen respektuar nga autoritet.t Sipas tij ato nuk duhen ndaluar, por duhen garantuar kushtet specifike në këtë situatë.

“Lidhur me çështjen e protestave, tubimeve apo manifestimeve më duhet të theksoj se Kushtetuta e garanton në mënyrën më të qartë këtë të drejtë themelore që është fondamentale për demokracinë. Është një e drejtë që duhet respektuar nga autoritetet. Duhen marrë të gjitha masat jo që të ndalohen por që të zhvillohen në përputhje me kushtet specifike të distancimit social. Është një e drejtë që duhet respektuar nga autoritetet. Duke qenë se jemi në një situatë të veçantë duhen marrë masat jo që të ndalohen por të sigurohen kushtet specifike të ruajtjes dhe duhet të jenë paqësore. Zëri i qytetarëve duhet dëgjuar në çdo kohë”, -deklaroi Kreu i Shtetit.

Presidenti ka reaguar gjithashtu edhe lidhur me urdhrin e Shahinit për shqyerjen e zgjedhjeve në universitet. Meta u shpreh se është një vendim i pritshëm dhe i arsyeshëm për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

 “Mendoj se është një vendim i arsyeshëm dhe besoj se ishte i pritshëm sepse në një periudhë të fatkeqësisë natyrore të vendosur nga parlamenti ishte jo e mundur për të pasur zgjedhje gjithëpërfshirëse”, tha Kreu i Shtetit.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME