HomePolitikë

Meta falenderon ish- ministrin socialist/ Ja arsyeja

Presidenti i vendit Ilir Meta me një postime në faqen e tij zyrtare në Facebook ka shprehur falenderimet e tij për ish-ministrin socialist, juristin e njohur z.Elmaz Sherifi që e ka mbështetur në kauzën për mbrojtje të Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese.

“Falenderoj ish-ministrin socialist, juristin e njohur z.Elmaz Sherifi për mbështetjen publike që i jep kauzës së Presidentit të Republikës, në mbrojtje të Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese, si çështje e të gjithë shqiptarëve pa asnjë dallim.”, u shpreh Meta.

Postimi i plotë

Falenderoj ish-ministrin socialist, juristin e njohur z.Elmaz Sherifi për mbështetjen publike që i jep kauzës së Presidentit të Republikës, në mbrojtje të Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese, si çështje e të gjithë shqiptarëve pa asnjë dallim.
Përsa i takon vërejtjeve që ka ndaj Ilir Metës në të shkuarën e siguroj se unë kam shumë më tepër vërejtje për Ilir Metën në të kaluarën.
Por e falenderoj që e kupton shumë drejt se në 2 mars bëhet fjalë vetëm për të ardhmen e Shqipërisë.
Nuk ka Kushtetutë pa Gjykate Kushtetuese me integritet.
Mbi Kushtetutën qëndron vetëm populli dhe Zoti!
Presidenti i nënshtrohet vetëm vullnetit të tyre!
Nuk ka Shqipëri pa shqiptarë!
Mirësevini të gjithë në 2 mars!

M.H/ GotaNews


TË NGJASHME