HomePolitikë

Meta flet për mini-Shengenin ballkanik

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta thotë se Serbia nuk zbaton asnjë marrëveshje rajonale dhe ajo është pengesa kryesore në këtë drejtim, duke përmendur disa prej këtyre marrëveshjeve.

I ftuar në “360 Gradë” në Ora, Meta i konsideron alibi deklaratat e kryeministrit Edi Rama se ideja e mini-Shengenit ka mbështetjen e SHBA-ve dhe BE-së.

MetaKjo është edhe një alibi. Ai që thotë se këtë e mbështet SHBA dhe BE-ja është një alibi pasi nuk arrin dot të bindë me këtë ide. Përralla të tilla kam dëgjuar shumë. Këto janë histori pa asnjë lloj kuptimi.

Ne duhet të plotësojmë kushtet e Bundestagut. Kemi kaq shumë iniciativa rajonale dhe aq më tepër një iniciativë e tillë për të cilën siç tha profesori nuk dihet se çfarë po bëhet, unë si president kam kërkuar informacion nga Ministria e Jashtme dhe kam marrë një paragraf që nuk janë marrëveshje por takime.

Nuk mund të gjykojmë mbi deklarata. Për sa i përket vendimeve, ato i përcakton vendimi i Gjykatës Kushtetuese për detin. Kemi të bëjmë me veprime të pa konsultuara mirë me dëshirë për protagonizëm të shfrenuar që sjell këto debate pa rezultate.

Për sa i përket marrëdhënieve me Serbinë, Shqipëria ia ka hequr në mënyrë të njëanshme me Serbinë pasi ajo nuk pranonte dhe një vit më vonë u detyrua dhe i hoqi në 2010. Shqipëria ka dorëzuar 18 marrëveshje dhe as një e katërta nuk është firmosur sot e kësaj dite.  Shqipëria ka dorëzuar marrëveshjen për diplomat dhe sot e kësaj dite nuk është miratuar.

Kemi lidhjen inter-enegjetike me Kosovën dhe ata vazhdojnë e mbajnë të bllokuar. Janë gjithë ato marrëveshje me Kosovën dhe zbatimi i tyre është zero. Atëherë nga vjen mungesa e bashkëpunimit?! Këto janë fakte.


TË NGJASHME