HomePolitikë

Meta flet për negociatat: Të mos humbasim shpresat

meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka folur për negociatat. Ai i bëri apel qytetarëve shqiptarë të mos humbasin shpresat, ndërsai fton vendet skeptike të ndjekin shembullin e Bundestagut gjerman.

“Shpresoj të ketë reflektim për vendim pozitiv. Asgjë nuk ka përfunduar  dhe shpresoj të ketë reflektim. Vendet skeptike të ndjekin shembullin e Bundestagut.Të mos humbasin shpresat”-tha mes tjerash Meta.

Këshilli Evropian pritet të certifikojë zyrtarisht këtë të premte përpjekjet e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut për hapjen ose jo të negociatave me Bashkimin Europian. Kreu i Shtetit, Ilir Meta pohon faktin se ende asgjë nuk ka përfunduar, ndaj duhet durim deri në fjalën e fundit.


TË NGJASHME