HomePolitikë

Meta: Forca të jashtme nxitje që Shqipëria mos të duket mirë

Pasditen e kësaj të marte u publikua letra që tetë ministret e qeverisë shqiptare i ishin drejtuar parlamentit holandez për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Ne letrën prej katër faqe, ministret e kabinetit “Rama” përmendin të gjitha arritjet në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Po ashtu, ato mes rreshtave theksonin se forcat e errëta janë kundër Shqipërisë.

Dështimi i përpjekjeve tona për të çelur bisedimet e anëtarësimit është çmimi më i madh për këto forca të errëta. Ne nuk kërkojmë që të ndryshoni pikëpamjet tuaja, thjesht duam që të bashkoheni me kombet e tjera të Europës duke i shtrirë dorën Shqipërisë dhe të na lejoni t’i çojmë këto përpjekje tonat në të një tjetër nivel”, thuhet ndër të tjera në letër.

Pas bërjes publike të letrës së ministreve shqiptare drejtuar parlamentit holandez, ka reaguar ish-deputeti i PD, Gent Strazimiri.  Ai ka ironizuar letrën e tyre, duke thënë se kur ministret përmendin forcat e errëta nuk e kanë për personat që trafikojnë lëndë narkotike apo për eksponentë të PS që kanë probleme me drejtësinë.

“Se mos keqkuptoheni me moskeqkuptime: Kur këto “shoqet” thonë “Forcat e errëta që punojnë kundër Shqipërisë”, nuk e kanë  për “forcat” që vazhdojnë të kandidojnë tutorë prostitutash, vrasës e narko-trafikantë si deputetë dhe kryebashkiakë;  as për “forcat” që kanabizuan dhe kokainizuan vendin, përmes Ministrave të Brendshëm të kapur në flagrancë me narko-trafikantët; as për “forcat” që shqiptarët i kthyen në azil-kërkuesit më të shumtë në Evropë;  as për vetë kolegët e tyre narko-tutore që në vetvete janë forcë… JO! E kanë ekzaktësisht për të njëjtat forca dhe individë, që Ramiz Alia i quante po ashtu “forca të errëta” në 1991!”-shkruan në “Facebook” Strazimiri.

Ndërkohë, një tjetër mendim nga ai i ministreve kishte presidenti Ilir Meta, i cili gjatë një takimi me studentët të ekselencës në Tiranë u shpreh se politika konfliktuale na paraqet si “çuna problematik”, një term i përdorur nga ish-ministri Damian Gjiknuri në përgjimet për blerjen e votave në Dibër në vitin 2016.

“Unë i kam thënë nuk jam në punë, siç ai më kërcënoi mua, unë jam në mision në kuptimin që e di përgjegjësinë që kam që t’i shërbej vendit për të mos shkuar atje ku shtyhet nga forca jo miqësore të jashtme që përdorin forca të brendshme në mënyrë që Shqipëria të jetë një rast i dështuar. Në vend që të ishte shembull, frymëzim për Kosovën, shqiptarët në rajon. Të jesh në mënyrë që demokracia funksionon, ka unitet kombëtar, ndërsa një politikë e tillë konfrontuese e vazhdueshme vetëm se na defaktorizon dhe na paraqet si çuna problematik siç nuk duhet të jemi”, tha Meta

Presidenti Ilir Meta ka folur në lidhje me anulimin e 30 qershorit, si datë për të zhvilluar zgjedhjet lokale.

Meta ka përsëritur edhe njëherë  thirrjen e tij se është i gatshëm që t’i nënshtrohet çdo llojë kontrolli mjekësorë, nëse dyshohet se ai përdor doping apo substanca të tjera.

Meta thekso se caktimi i datës së zgjedhjeve dhe anulimi tyre është kompetencë e presidentit. Presidentit tha se do të konsiderohej i çmendur nëse ai do të anulonte zgjedhjet në një kohë kur në vend kishte një situatë normale politike.

 “Jam i gatshëm t’i nënshtrohem çdo llojë kontrolli mjekësorë, nëse dyshohem se përdor ndonjë doping-u apo ndonjë gjë tjetër. Presidenti të drejtën e dekreteve nuk e ndanë me askënd, as me Parlamentin dhe as me KQZ-në. Presidenti vendos dekretin kur do bëhen zgjedhjet, ndërkohë që u konsultua me partitë për këtë dekret. Nëse do të ishte situatë normale dhe Presidenti do anulonte zgjedhjet, atëherë Presidenti do konsiderohej si i çmendur. Ju besoj keni provuar gazin, zjarrin nëpër godina, dhunën nuk e bënte vetëm njëra palë, por të dy palët. Kjo ishte një mënyrë për të shmangur një përplasje të rëndë. Unë jam i qartë në atë që bëj dhe Kushtetuta e Shqipërisë ia jep të drejtën Presidentit të Republikës. A është anulimi i zgjedhjeve një akt normal? Jo nuk është. Presidenti dekretoi zgjedhjet në konsultim me partitë. Nga nëntori kur u dekretuan zgjedhjet deri në 10 qershor ju e dini se çfarë ka ndodhur. Nuk ka qenë situatë normale. Kjo ishte e vetmja mënyrë për të ndaluar një përplasje që mund të kishte pasoja fatale. Mos mendoni se nuk janë vrarë njerëz në Shqipëri që nga 2 prilli deri tek 21 janari. Dikush thotë e bëri Presidenti këtë se kishte hallin e PD-së dhe LSI-së, e marrëzira të tilla. Është një kriter i Kopenhagenit që ka të bëjë me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ato vetëm zgjedhje nuk mund të ishin por një dëm i jashtëzakonshëm për demokracinë dhe funksionimin e pushtetit vendor dhe për datën 18. Në rast se Presidenti nuk do të kishte marrë atë vendim që mori që solli qetësimin e situatës. Parlamenti nxjerr një fletërrufe kundër Presidentit, KQZ-ja ajo partiake thotë nuk e njohim Presidentin, të paktën konfrontimi u evitua. Në rast se nuk do të kishte dalë dekreti të ishit të sigurt se sot nuk kishte një shpresë se mund të merrej një autorizim për çeljen e negociatave. Gjykata Kushtetuese le të vendosë për atë çështje. Mos harroni, Kodi Zgjedhor nuk parashikon zgjedhje pa kandidatë alternativë sepse Kodi është bërë mbi parimet evropiane të të drejtave të njeriut sepse zgjedhjet bëhen midis dy kandidatëve”, tha Meta


TË NGJASHME