Aktualitet Lajme Politikë

Meta gjatë takimit me zyrtarin europian: Të zbatojmë 5 prioritetet kyçe

Presidenti Meta ka takuar Drejtorin e Përgjithshëm për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Anëtarësimit në Komision Evropian, Kristian Danielson.

Presidenti Meta e vuri theksin tek zbatimi i 5 prioriteteve kyçe pa vonesë. Sipas tij, ato kushtëzojnë vendimin për çeljen e negociatave.

Presidenti i Republikës gjithashtu u bëri thirrje dy palëve politike në vend që të angazhohen në një dialog të institucionalizuar.

“Domosdoshmëri zbatimi pa vonesë i pesë prioriteteve kyçe. Pesë prioritetet, kushtëzojnë vendimin e ardhshëm për çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE. Thirrje që të gjitha palët, sipas përgjegjësive institucionale që mbajnë, të angazhohen në një dialog të institucionalizuar. Të gjitha palët të angazhohen për t’i dhënë zgjidhje çështjeve emergjente që lidhen me shtetin ligjor dhe të së drejtës,” tha Meta.

Related posts

Renato Mekolli zbulon detaje nga sezoni i dytë i ‘Hell’s Kitchen’

emanuela

Këngëtarja e njohur që do të performojë në ‘Eurovision’ për 1 milion dollarë

Anxhela news

Mos hiqni dorë nga ky model thonjsh këto muaj!

Mila
Na Kontaktoni!