HomePolitikë

Meta i prerë për ndryshimet kushtetuese: Nuk do të njihet nga Presidenti

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish me anë të një deklarate për mediat, pas përplasjes opozitë-mazhorancë për ndryshimet kushtetuese.

Meta iu bëri thirrje palëve politike që t’i qëndrojnë marrëveshjes së 5 qershorit, ndërsa shtoi se ndryshimet të njëanshme të Kushtetutës  janë në kundërshtim me komisionin e Venecias.

“Përmbyllja e reformës zgjedhore do të konsiderohej si kushti i parë i plotësuar. Iniciativa e shumicës për të ndryshuar kushtetutën e prish marrëveshjen e 5 qershorit dhe e zeron këtë arritje të Shqipërisë dhe dëmton edhe kredibilitetin e ministrit të jashtëm edhe si kryetar i OSBE-së (Edi Rama). Propozimi për ndryshimet kushtetuese zeron përpjekjet. Palët t’i qëndrojnë marrëveshjes, kur për këtë janë investuar edhe SHBA, Britania dhe BE-ja. Këto ndryshime të njëanshme janë në kundërshtim me komisionin e Venecias. Ndryshime të sistemit duhet të nisin një vit para zgjedhjeve. Këtë qëndrim e ka mbajtur edhe zyra e OSBE-së që ka thënë se është shumë vonë“- tha Meta.

Madje Presidenti deklaroi qartë se një akt i tillë nuk do njihet nga Presidenti i Republikës.

“Do ushtroj të gjitha funksionet e mia kushtetuese për të parandaluar një veprim të tillë të paprecedentë në 3 dekada pluralizëm. Një akt i tillë nuk do të njihet nga presidenti i Republikës”,

Sipas Presidentit ndryshimet kushtetuese lidhur me reformën zgjedhore nuk mund të ndodhin sepse maxhoranca nuk i ka votat e mjaftueshme.

“Përse Kuvendi aktual se ka legjitimitetin e plotë për ndryshimet kushtetuese. E theksoj në mënyrë të përsëritur se Kuvendi se ka legjitimitetin kushtetuese për të realizuar këto ndryshime. Kuvendi ka vetëm 82 deputetë legjitim që kanë fituar mandatin nga procesi zgjedhor ku përfshin dhe 3 deputetët e opozitës, të cilët nuk pranuan me të drejt që të dorëhiqeshin nga largimi i deputeteve të opozitës. Pas heqjes bllok të deputetëve të opozitës, mund të themi se ata nuk ishin pjese e Kuvendit. Edhe pse shteruam të gjitha listat partive opozitare, prej 18 muajsh, edhe sot Kuvendi ka formalisht 122 deputetë nga 140 deputetë, që është detyrim i Kushtetues. Jo vetëm kaq, të gjitha proceduar e parashikuara nga Kushtetuta, nuk janë plotësuar”, -tha Meta

K.S/GotaNews


TË NGJASHME