HomePolitikë

Meta flet për ‘grup të strukturuar’, për çfarë e ka fjalën presidenti

Kreu i shtetit Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për mediat, pas zhvillimit të procesit zgjedhor të 30 qershorit. Ai tha se alternativa e tij për zgjidhjen e krizës ishte një axhendë ndryshe nga ajo e opozitës joparlamentare, që është Rama ik. Ajo ishte Rama relekto, që pas zgjedhjeve të 30 qershorit, sipas Metës është kthyer në Rama kthjellohu.

Ndër të tjera ai ka folur për një grup të strukturuar që funksionon në Shqipëri dhe që, sipas tij, bazohet në parimet e ‘deep state’.

“Prej kohësh i kam bërë të qartë zotit Basha, zonjës Kryemadhi e madje mikut tim doktorit që të jenë të kujdesshëm e mos bien pre e një grupi të strukturuar PPP (koncensionet) dhe një d e vogël, është një grup i strukturuar që punon sipas parimeve të deep state, që kanë gjetur dhe njeriun e duhur për këtë që nuk vjen në takim më presidentin por lahet në puishinë edhe pse presidenti i ka treguar rrugën e zgjidhjes që nuk është rama ik siç kërkon Basha, Kryemadhi apo populli opozitar por Rama reflekto. Kjo ishte deri të shtunën në darkë, tani kam një axhendë tjetër: Edi thellohu se ky është atdheu i të gjithë shqiptarëve, nëse ti nuk je i pavarur, unë dhe gjithë shqiptarët që kanë ende gjak shqiptari do e mbrojnë Shqipërinë nga gjithë ata miliarderë që i duket Shqipëria mizë.

Unë dhe shqiptarët do ta mbrojnë vendin nga ata milierderë që u duket Shqipëria një mizë lisi që mund të tallen si të duan. Kam dy fjalë për miliarderin Soros, ju uroj jetë të gjatë, suksese dhe të birit që vjen shpesh në Shqipëri, ti gëzojë miliardat, Ilir Meta nuk është i racës së Gruevskit është presidenti i vendit dhe i del për zot vendit, Jam i racës së tipit Avni Rustemi, Mic Sokoli, Vojo Kushi..“, ka thënë Meta.


TË NGJASHME