HomePolitikë

Meta jep detaje nga takimi me Erdoganin

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka dhënë sot detaje nga takimi i zhvilluar me homologun e Turqise, Rexhep Taip Erdogan.

Me një postim në faqen e tij në Facebook, Meta shkruan se gjatë takimit kanë vlerësuar marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve dhe vullnetin e përbashkët për t’i zhvilluar ato më tej në të ardhmen.

Postimi i Metës

Kënaqësi të pritesha në një takim të veçantë nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe të vlerësonim marrëdhëniet tradicionale të shkelqyera mes dy vendeve e popujve dhe vullnetin e përbashkët për t’i zhvilluar ato më tej në të ardhmen.
Partneriteti strategjik midis dy vendeve është një platformë e shëndoshë, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe përpjekjet e përbashkëta për paqe.
Vumë theksin në rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona.?????


TË NGJASHME