HomePolitikë

Meta kritika: Harrojeni Francën e Holandën, lexoni raportin e “Doing Business”

meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një intervistë të dhënë sot për “News 24” ka shprehur shqetësim të thellë mbi konkluzionet e raportit të fundit të “Doing Business” që e rendit Shqipërinë 19 vende më keq, në krahasim me një vit më parë.

Sipas tij para se qeveria të ndërmarrë një fushatë demonizuese ndaj Francës, Holandës apo vendeve të tjera skeptike të BE-së që nuk pranuan hapjen e negociatave me Shqipërinë, duhet të ndalet tek ky raport.

Meta thekson se Kosova dhe Maqedonia që nuk kanë dalje në det janë renditur më mirë se Shqipëria.

MetaPor të mos merremi fare as me Francën, as me Holandën, as me BE-në. Le të merremi me një fakt tepër konkret.

Raporti i fundit i Bankës Botërore “Doing Business”, pra për mundësitë për të bërë biznes në një vend, e rendit Shqipërinë 19 vende më keq, pra të përkeqësuar, sesa një vit më parë

Maqedonia e Veriut është e 17-ta në botë, Shqipëria është e 82-ta dhe Kosova e 57-ta.

Pse një vend si Maqedonia e Veriut, që nuk ka akses në det, nuk ka akses në porte, që ka pasur dhe probleme që së fundmi i ka zgjidhur me Greqinë apo me fqinjët e tjerë, apo Kosova gjithashtu që është në një pozitë jo shumë të favorshme, të kenë një renditje shumë herë më të mirë sesa Shqipëria?

Përse Shqipëria që ka disa avantazhe të jashtëzakonshme, nuk ka probleme me fqinjët, ka një akses të jashtëzakonshëm në det, ka portet, ka çdo gjë tjetër, të jetë një këtë situatë kaq të rëndë?

Sepse në fund fare kjo i thotë të gjitha, çdo gjë tjetër që mund të themi ne apo mund të thotë dikush tjetër, mund të konsiderohet edhe si një qëndrim politik, dashamirës apo dashakeqës.

Por, fakti është që pozita e Shqipërisë është përkeqësuar në raport me një vit më parë me 19 vende dhe kjo është tërësisht e papranueshme.


TË NGJASHME