HomePolitikë

Meta mbërrin në Prokurori të dëshmojë për Dvoranin

ardian-dvorani

Kreu i shtetit Ilir Meta paraqitet sot në Prokurorinë e Përgjithshme.

Presidenti Meta mësohet se do të japë shpjegimet e tij për padinë që ka ngritur ndaj kreut të KED, Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranit, te cilin e ka quajtur “ushtar i partise”.

Padia u depozitua më 19 nëntor, dhe ne postimin ne FB te asaj dite, kreu i shtetit shkruante: “Sapo nënshkrova kallëzimin penal të premtuar ndaj Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, z.Ardian Dvorani. Si President i Republikës, po i jap një mundësi historike Reformës në Drejtësi, për të treguar integritetin dhe vërtetësinë e saj”.


TË NGJASHME