HomePolitikë

Meta me Engel: Asnjë intrigë s’e përçan aleancën shqiptaro-amerikane

Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot një takim me Kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme në Kongresin Amerikan Eliot Engel dhe mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së emrit ‘Kongresmeni Eliot Engel’ rrugës Gjakovë-Qafë Morinë-Tropojë.

Gjatë fjalës së tij Meta u shpreh se nuk ka forcë në botë, që të vendosë në diskutim aleancën shqiptaro-amerikane. Presidenti është shfaqur i relaksuar, duke kërcyer valle së bashku me Engel gjatë kësaj ceremonie.

Nuk ka forcë në botë, që të vendosë në diskutim aleancën shqiptaro-amerikane! U përpoq komunizmi për pesëdhjetë vite të shuante çdo ndjenjë proamerikane, por ja që nuk ia arriti dot për shkak se historia e dy vendeve dhe kombeve tona është shumë e thellë dhe është e parrezikuar, pavarësisht se intrigat asnjëherë nuk do të përfundojnë për t’i përçarë shqiptarët në emër gjoja të Shteteve të Bashkuara të Amerikës!

Shqiptarët nuk qëndrojnë në këtë aleancë si një popull pa dinjitet, por qëndrojnë si një popull, i cili ka vuajtur historikisht shumë nga pushtimet dhe nga tiranitë. “, është shprehur Meta gjatë fjalës së tij.

1562327521_mnetavalle.jpg


TË NGJASHME