HomePolitikë

Meta me homologun maqedonas/ Mesazh politikës

Presidenti i vendit Ilir Meta gjatë konferencës për mediat, së bashku me homologun e tij maqedonas Stevo Pendarovski, është ndalur në rëndësinë e madhe që ka bashkëpunimi për anëtarësimin në BE, si e vetmja aletarnative për dy vendet si pjesë e familjes së madhe Evropiane.

“Nuk jemi të lumtur për zhvillimet e fundit për përgjigjen për negociatat për dy vendet tona, por është tepër e qartë se ndajmë qëndrim të përbashkët se e vetmja rrugë dhe alternativë për dy vendet tona dhe rajonit mbetet anëtarësimi në BE dhe në këtë takim do forcojmë bashkëpunimin si në planin e brendshëm por edhe bashkëpunimin me BE që sa më shpejt të jetë e mundur të kemi zhvillime pozitive në këtë drejtim. Cdo ide tjetër do ishte e papranueshme për një rajon jetik për të ardhmen e kontinentit që eshtë i rrethuar edhe gjeografikisht nga BE. Do na duhet të bëjmë përpjekje shumë më të mëdha për të qenë edhe më te besueshëm dhe besoj se platforma më e mirë e reagimit dhe reflektimit në raport me BE mbetet platforma e miratuar nga Bundestagu gjerman, për të cilin kërkohet konsensus lexim realiste dhe i përbashkët nga gjithë palët në vendin tonë”- tha Meta.


TË NGJASHME