HomeSociale

Meta mesazh Ramës për koronavirusin: Duhen mirëpritur të gjitha propozimet

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, me anë të një mesazhi në “Facebook” i bën thirrje qeverisë të mirëpresë e studiojë me përgjegjshmëri  propozimet realiste e konstruktive për përballimin e situatës ekonomike e sociale të shkaktuar nga koronavirusi.


Sipas Metës idetë dhe propozimet janë në interesin më të mirë të vendit dhe qytetarit, jo vetëm tani, por dhe në perspektivë afatgjatë.

Njoftimi i plotë

Të gjitha idetë dhe propozimet realiste e konstruktive për përballimin e situatës ekonomike e sociale, për shkak të emergjencës të shfaqur, me qëllim menaxhimin sa më efektiv e të suksesshëm, duhen mirëpritur e studiuar me përgjegjshmëri dhe vizion në interesin më të mirë të vendit dhe qytetarit, jo vetëm tani, por dhe në perspektivë afatgjatë.

K.S/ GotaNews


TË NGJASHME