HomePolitikë

Meta: Mirënjohje Kroacisë për …

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vlerësuar sot me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” ambasadoren e Kroacisë, Sanja Bujas-Juraga duke shprehur mirënjohje për mbështetjen dhe përkushtimin e saj dhe vendit që përfaqëson, në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan:

“Kënaqësi e veçantë të vlerësoja sot me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” ambasadoren e nderuar të Republikës së Kroacisë, miken e veçantë të popullit shqiptar, Znj. Sanja Bujas-Juraga, diplomaten e shquar, e cila gjatë mandatit të saj në vendin tonë, spikati me kontributin e çmuar në pasurimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore e historike ndërmjet dy popujve tanë, tashmë të një partneriteti strategjik.
Ne do t’i jemi përherë mirënjohës Kroacisë dhe Ambasadores Juraga për mbështetjen dhe përkushtimin e tyre të sinqertë në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Sanja dhe bashkëshorti i saj Prof. Dr. Ivan Juraga, do të mbahen mend gjithashtu edhe për mbështetjen e tyre të pakursyer dhënë në laboratorin e ri të Universitetit të Tiranës.?????”


TË NGJASHME