HomeSociale

Meta: Mirënjohje për çdo efektiv të policisë dhe ushtrisë në krye të detyrës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shprehur mirënjohjen e tij për tëgjithë efektivët e policisë dhe Forcave të Armatosura që po vazhdojnë punën në terren për të zbatuar masat kundër përhapjes së koronavirusit.

Me anë të një statusin në “Facebook” Meta ka publikuar postimin e shpërndarë nga ministja e Mbrojtjes, Olta Xhacka. Kjo e fundit shkruan se efektivët e Forcave të Armatosura dhe të Policisë së Shtetit kanë lënë në shtëpi familjet e tyre e po bëjnë të pamundurën për t’ju mbrojtur në mënyrën më të mirë që ata dinë dhe duke ndihmuar në zbatimin e padiskutueshëm të rregullave të vendosura për këto ditë të vështira.

Policia e FA dolën në terren ditën e sotme për të zbatuar masat e qeverisë për qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e njerëzve.

STATUSI I PLOTË
Mirënjohje të thellë dhe falenderim për çdo efektiv të Forcave të Armatosura dhe Policisë së Shtetit në krye të detyrës!
SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI!

STATUSI I MINISTRES XHACKA

Në çdo supermarket dhe bankë në fashat e orareve 6.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00 do të gjeni efektivë të Forcave të Armatosura dhe të Policisë së Shtetit për të mundësuar të gjithë bashkë, ju dhe ne, zbatimin E PADISKUTUESHËM të rregullave të vendosura për këto ditë të vështira.
Këta djem që shikoni në foto kanë lënë në shtëpi familjet e tyre e po bëjnë të pamundurën për t’ju mbrojtur në mënyrën më të mirë që ata dinë: DISIPLINIMIN.
Ndiqni këshillat e specialistëve
Respektoni oraret
Mbani rradhën në supermarkete e banka
Ruani distancën 2 metër nga njëri – tjetri
Respektoni masat mbrojtëse në ambjentet publike
Qëndroni në shtëpi me familjet tuaja
Mirënjohje çdo efektivi të FA e Policisë së Shtetit në krye të detyrës.

K.S/ GotaNews


TË NGJASHME