HomeSociale

Meta në Azerbajxhan, vlerësohet me titullin “Doctor Honoris Causa”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ndodhet në Azerbajxhan për një vizitë zyrtare në Baku, ku edhe ka patur një surprizë të këndshme. Meta është vlerësuar nga Akademia e Administratës Publike të Azerbajxhanit me titullin “Doctor Honoris Causa”.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë presidenti me anë të një postimi në Facebook, ku shprehet:

‘I nderuar të vlerësohem nga Akademia e Administratës Publike të Azerbajxhanit me titullin “Doctor Honoris Causa”. Ky titull reflekton marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit. Më shumë bashkëpunim nevojitet në fushën e kulturës dhe arsimit.’, shkruan Meta.


TË NGJASHME