HomePolitikë

Meta në Bruksel: Shqipëria luan rolin e saj

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Pas takimit ata kanë dalë dhe në një konferencë të përbashkët për mediat.

Meta tha se Shqipëria vijon të luajë rolin e saj në Aleancën Atlantike të Veriut duke kontribuuar për paqen dhe stabiliteti krah vendeve të tjera.

Po ashtu, kreu i shtetit foli dhe për bazën ushtarake e NATO-së në Kuçovë, për të cilën tha se është një vlerë e shtuar për të gjithë rajonin.

“Ishte kënaqësia për t’ju takuar dhe për të pasur një shkëmbim idesh në çështje të ndërhymë. Në këto dekada NATO është zona më e sigurt e paqes dhe prosperitetit. Shqipëria luan një rol të rëndësishëm në NATO, duke përfshirë luftën kundër terrorizimit. Jemi krenarë për gratë dhe  burrat që shërbejnë për sigurinë. Baza e Kuçovës është një vlerë e shtuar për të gjithë rajonin. Më kujtohet kur firmosa iniciativën e Kartës së Adriatikut, ne jemi krenar që ky proces është i suksesshëm  dhe po vjen duke u zgjeruar.  E drejta e Kosovës për të transformuar forcën e saj në ushtri është një burim sigurie në rajon.  Duhet ta mbajmë Ballkanin si një zonë të bashkuar drejt perëndimit”-tha Ilir Meta.


TË NGJASHME