HomePolitikë

Meta, në mesnatë në Thumanë me Fatmir Limajn: Faleminderit Kosovë e dashur, na bën krenarë të gjithëve

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka qenë në mesnatë në Thumanë, në zonën më të goditur nga tërmeti shkatërrues që la pas deri tani 24 viktima. Kreu i shtetit ka qenë në shoqërinë e Zv.Kryeministrit në detyrë të Kosovës, z.Fatmir Limaj.

“Pata kënaqësinë të takoja në Thumanë, njësitë e specializuara të emergjencës së Kosovës që po ndihmojnë banorët e kësaj zone të dëmtuar shumë rëndë nga tërmeti”- shkruan Meta.

Postimi i Metës

Në mesnatë, së bashku me Zv.Kryeministrin në detyrë të Kosovës, z.Fatmir Limaj, pata kënaqësinë të takoja në Thumanë, njësitë e specializuara të emergjencës së Kosovës që po ndihmojnë banorët e kësaj zone të dëmtuar shumë rëndë nga tërmeti.
I falenderova me mirënjohje për solidarizimin, profesionalizmin dhe gatishmërinë e lartë, si dhe për kurajon e pashembullt që po na dëshmojnë, duke na bërë krenarë të gjithëve!
FALEMINDERIT KOSOVË E DASHUR!


TË NGJASHME