HomePolitikë

Meta ngre shqetësimin: Lufta me COVID 19 do fitohet shumë shpejt por …

Pavarësisht se në kohë pandemie, Presidenti Ilir Meta sot ka postuar një video në “Facebook” nga Kolonja, ku shprehet se ka shpresë të plotë se lufta me Covid-19 do të fitohet.

Meta ngre alarmin për një tjetër betejë të vështirë këtë herë me një armik të dukshëm, procesionarien, që sipas tij prej kohësh po helmon, degradon dhe po i shkatërron pishat e jashtëzakonshme.

Postimi i plotë:

Ndërsa lufta me virusin e padukshëm COVID-19 po përparon dhe do fitohet shumë shpejt, një betejë të gjatë e të vështirë kemi me një armik të dukshëm, procesionarien, që prej kohësh po helmon, degradon dhe po i shkatërron pishat tona të jashtëzakonshme, jo vetëm në Kolonjë e Qarkun e Korçës, por anë e mbanë vendit.
Vetëm duke i kushtuar pa vonesë vëmendjen e duhur kësaj beteje do mund të shpëtojmë këtë pasuri të madhe natyrore të popullit dhe të vendit tonë. 

K.S/GotaNews


TË NGJASHME