HomePolitikë

Meta nxjerr dokumentin: Qeveria ishte njoftuar për masat në kufi më 5 gusht

Presidenti Meta ka publikuar në Facebook dokumentin e nisur nga ambasada në Athinë, i datës 5 gusht ku thuhet se me vendimin e një nate më parë, në Kakavijë nuk do të lejohen të kalojnë drejt Greqisë asnjë qytetar nga ora 23:00 deri në orën 7:00.

Në dokument thuhet se duke nisur nga data 16 gusht, shtetasit që do të hyjnë në Greqi do të duhet të karantinohen 7 ditë.

Falënderoj autoritetet greke për korrektësinë e tyre! Falënderoj Ambasadën e Shqipërisë në Greqi, që ka kryer me korrektësi shembullore paralajmërimin e menjëhershëm të Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, ende në detyrë, z.Rama. Edhe njëherë NDJESË TË GJITHË BASHKËQYTETARËVE TANË, të cilët hoqën vuajtje çnjerëzore sepse Ministri ynë i Jashtëm, i cili është edhe Kryeministër, po pushon për shtatë palë qejfe!”, shkruan Presidenti Meta.


TË NGJASHME