HomePolitikë

Meta nxjerr foton e jetës dhe jep detaje për 2 marsin

meta

Me një postim në faqen e tij në Facebook, presidenti Ilir Meta bashkëngjitur me foton e zgjedhjes si president, me dorën mbi Kushtetuten e vendit, ka zbuluar edhe detaje lidhur me manifestimin historik të 2 marsit, siç e quan ai.

Meta ka zbuluar mesazhet që do të shoqërojnë këtë besëlidhje të shqiptarëve dhe i ka ftuar qytetarët të vijnë vetëm me flamuj kuq e zi me vete.

meta kushtetuta

Mesazhi i plotë i Metës

Të dashur qytetarë!

Në manifestimin historik të 2 marsit ju ftoj të gjithëve t’u përmbahemi vetëm këtyre mesazheve:

PËR KUSHTETUTËN!

PËR SHQIPËRINË!

JO GRUSHTIT TË SHTETIT!

JO SHPOPULLIMIT!

TË GJITHË TË BARABARTË PARA LIGJIT!

Dhe meqënëse jemi kthyer 30 vjet pas, le ta degjojë e gjithë bota mesazhin e Shqiponjave:

LIRI DEMOKRACI!

E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA!

Ju ftoj të vini vetëm me flamuj kuq e zi! 

Ju përshëndes të gjithëve me këtë foto të jetës time!

M.H/ GotaNews


TË NGJASHME