HomeLajmi i Fundit

Meta për shpopullimin e Shqipërisë: Po cënohet perspektiva kombëtare! Jemi të fundit në Ballkanin Perëndimor për…

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka organizuar një videokonferencë gjatë së cilës u fol për shpopullimin në masë, i cili është kthyer në një fenomen në Shqipëri.

“Doja të falënderoja të gjithë profesorët dhe ekspertët që kontribuuan në këtë panel me mendimet, idetë, statistikat e tyre.

Të gjithë kemi një shqetësim të përbashkët, që vendi ynë, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, nuk vuan një emigrim problematik në nivele të pranueshme, por po përjeton një erozion demografik, referuar statistikave bindëse.

Në këtë drejtim theksoj rëndësinë e disa problemeve të cilat edhe ju i përmendet më parë. Kjo situatë ka bëjë me kërcënimin e perspektivës sonë kombëtare. Fakti që kemi disa tregues që ecin në mënyrë negative, lidhet me fenomenin shqetësues të një mungese besimi në vend. E theksoj si më të rëndësishme për t’u ndalur është intensifikimi shqetësues i largimit të trurit, veçanërisht të 94% të studentëve që janë jashtë dhe nuk duan të kthehen në Shqipëri”, tha Meta.

Ai gjithashtu shtoi se Shqipëria për fat të keq është një ndër vendet me problematikat më të mëdha në Ballkanin Perëndimor, sa i takon ekonomisë dhe mirëqënies.

“Edhe lindshmëria ka rënë shumë në Shqipëri. Edhe ky është një problem i madh për vendin. Pasiguria ekonomike dhe sociale është shtuar. Është intensifikuar fenomeni i emigrimit të ikjes së trurit. Shqipëria është ndër vendet e para në botë për emigrimin. Të dhënat janë pesimiste për të ardhmen. Studentët që janë jashtë nuk duan të kthehen në vend. Aq më tepër, studentë të fushave të shëndetit duan të ikin nga vendi. Po largohen profesionistë në fusha serioze. Jemi vendi më problematik në Ballkanin Perëndimor, edhe për emigriminm, edhe për ekonominë etj. Është shtuar varfëria në vend”, u shpreh Meta.