HomePolitikë

Meta poston foton me Doris Pack, thumbon ndërkombëtarët

Presidenti Ilir Meta, ndërsa ka postuar një foto me eurodeputeten, Doris Pack, nuk la pa thumbuar edhe ndërkombëtarët.

Në facebook, ndërsa shpreh konsideratat për eurodeputetn, Meta shkruan se ajo është  e ndershme dhe me integritet, “siç duam t’i shohim të gjithë përfaqësuesit europianë”.

“Kënaqësi të takohesha sot me Doris Pack, një mbështetëse e flaktë e Shqipërisë, e ndershme dhe me integritet, siç duam t’i shohim të gjithë përfaqësuesit europianë”, shkruan Meta.

Presidenti Meta, reagoi djeashpër ndaj ndërkombëtarëve. Në një intervistë për “Opinion, Meta i akuzoi ata si të “korruptuar”, ndërsa u shpreh: “Unë këtë Kushtetutë e kam bërë me ndërkombëtarët. Le të vijë një ndërkombëtar këtë e të më thotë se nuk e kemi bërë në këtë mënyrë. Cilët ndërkombëtar? Ata që nuk i kanë sytë të kushtetuta, por te xhepi i tyre. Ka ndërkombëtar serioz e me dinjitet. Ka ndërkombëtar si zonja Glover, që i tha të vërtetën gjithë botës se si çfarë ishin zgjedhjet farsë të 30 qershorit“.

meta

TË NGJASHME