HomePolitikë

Meta poston foton me kryeministrin dhe sqaron “Ramaformën”

Preisdenti i vendit Ilir Meta bashkë me mirëmëngjesin për shqiptarët, ka dhënë sot një sqarim lidhur me atë që përmendi një ditë më parë, teksa reformën në drejtësi e quajti ramaformë.

Mirëmëngjes të dashur qytetarë!
Reforma apo Ramaforma? Kjo është çështja. Po çfarë është Ramaforma? Përgjigje e thjeshtë: Zbatimi ”krijues” i Reformës. Timonieri ynë ka timon por s’ka frena, dhe si i tillë shquhet për “krijimtari” të papërmbajtshme.
Pas pak po e nisim me Kryereformën në drejtësi meqënëse pas pak ditësh nisim festimet për 3-vjetorin e miratimit të saj me 140 vota, duartrokitje dhe puthje të papërmbajtura.


TË NGJASHME