HomePolitikë

Meta poston foton në plazh me vëzhguesit e votimeve, ironizon Ramën

Presidenti Ilir Meta ka publikuar një foto në Facebook me dy nga vëzhguesit e zgjedhjeve që u mbajtën dje në Shqipëri. Meta shprehet se mbase komentuesit do ta kritikojnë që edhe të hënën shkon në plazh, por sipas tij ka humbur shumë ditë pushimi duke pritur dialogun dhe reflektimin, përfshirë dhe të shtunën e fundit.

“Kënaqësi të takoja sot në Lalëz dy vëzhgues ndërkombëtarë të votimeve të djeshme, Zhoaon nga Holanda?? dhe Katerinën nga Gjermania??. 
Ata kërkuan një kujtim me mua dhe unë jam i lumtur ta ndaj këtë foto me ju. 
Po kështu jam i gëzuar që u ka pëlqyer shumë Shqipëria??. 
E di që disa komentues do më kritikojnë pse sot jam buzë detit si e hënë që është, por dua t’ju them se kam humbur shumë ditë pushimi duke pritur dialogun dhe reflektimin, përfshirë dhe të shtunën e fundit”, shkruan Meta.


TË NGJASHME