HomeShowbiz

Meta pozon si “Rockstar”, ndërkaq politika po ”zien”

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka takuar sot këngëtarin Eugent Bushpepa, i cili këtë vit përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovizion”.

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, Meta shprehet se ka falënderuar me mirënjohje, yllin e rokut dhe muzikës moderne shqiptare.

Teksa ka publikuar edhe një foto me Eugentin, ku presidenti shfaqet ndryshe nga herët e tjera, ai shkruan: “Falenderova sot me mirënjohje, yllin e rokut dhe muzikës moderne shqiptare, Eugent Bushpepa, për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në Eurovision.

Me zërin e tij unik dhe falë talentit të papërsëritshëm, Genti lartësoi muzikën dhe gjuhën e mrekullueshme shqipe në skenën europiane, duke na bërë krenar të gjithëve. ??”.

Ndërkohë kujtojmë se Bushpepa me këngën e tij “Mall”, arriti që të hynte në finalen e “Eurovizion”-it. Me votat e jurive profesionale dhe të publikut, ai zuri vendin e 11. Gjithashtu mediat e huaja e cilësuan Eugentin si vokalin më të bukur mashkullor në këtë “Eurovizion”/pamfleti.net


TË NGJASHME