HomePolitikë

‘Meta produkti ynë’, Majko: Kriza pasojë e politikës opozitare, rrezikojmë që…

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko deklaroi në seancën e sotme se zgjedhjet pa opozitën do të konsideroheshin jo normale dhe do ta degradonin vendin në një regjim. Ai e cilësoi gabim dekretin e Metës për zgjedhjet dhe tha se është zgjedhur nga PS, pra produkt i maxhorancës.

Sipas tij, kërkesat e opozitës janë të kërkosh pushtet në tavolinë me anë të qeverisë tranzitore.

Shqipëria rrezon të bjerë në informalitet legal në mungesë të zgjedhjeve, teknikisht zgjedhjet pa opozitën nuk mund të konsiderohen normale dhe ne rrezikojmë degradim në regjim. Kjo situatë nuk është produkt, por pasojë e vendimeve të opozitës jashtë Kuvendit. Ajo e vlerësoi bojkotin si mekanizëm për të shkuar në zgjedhjet e përgjithshëm të parakohshme. Kriza aktuale është pasojë e një politike opozitare që vepron sipas parimit të gjitha ose asgjë. Ky është gabimi i rëndë.

Presidenti ka gabuar dhe ka krijuar një problem. Ilir Meta është zgjedhur Presidenti nga Partia Socialiste, ai është produkti ynë.”, theksoi Majko ndër të tjera.


TË NGJASHME