HomeSport

Meta publikon videon ku Ansi Agolli u jep lamtumirën tifozëve të tij në Azerbajxhan

Presidenti Ilir Meta nëpëmjet një postimi në facebook, ka shpërndarë një video ku ish kapiteni i Kombëtares Ansi Agolli përshëndetet me tifozët në ditët e fundit në ekipin e Azerbajxhanit, ku dhe Meta ndodhej pikërisht atje për takime zyrtare.

Postimi në facebook:
“Pak ditë më parë pata kënaqësinë të ritakohesha në Baku, me futbollistin tonë të shquar, Ansi Agolli. Ndryshe nga herët e tjera, ai ishte shumë i emocionuar pasi ishin ditët e fundit të tij, pas 10 vitesh kontribut, si titullar i ekipit më të mirë të Azerbajxhanit, Karabagut. Jo vetëm unë, por cilido që në Baku është prezantuar si shqiptar, jam i bindur se ka dëgjuar fjalët më të mira për Ansi Agollin, i cili ka qenë edhe ambasadori ynë më i mirë atje. Duke i uruar Ansit suksese të mëtejshme në karrieren e tij të shkëlqyer sportive, kam kënaqësinë të ndaj me ju disa momente të lamtumirës së tij me ekipin kampion dhe fansat e tij”, shkruan Meta.


TË NGJASHME