HomeLajmi i Fundit

Meta: Qeverisë së 1 prillit do t’i përgjigjem sot nga Vlora!

Pas deklaratës së kryeministri Rama drejtuar presidentit, ku ky i fundit u cilësua si nxiësi i grevës së kontrollorëve të AlbControl, vjen reagimi nga Ilir Meta.

Meta paralajmëron se do t’i përgjigjet qeverisë pasditen e sotme nga Vlora për çështjen e Aeroportit të Rinasit, “si çështje shumë e rëndësishme e sigurisë kombëtare dhe e detyrimeve ndërkombëtare”.

Reagimi i Metës:

Qeverisë së 1 Prillit do t’ia jap sot pasdite nga Vlora përgjigjen për çështjen e Aeroportit të Rinasit, si çështje shumë e rëndësishme e sigurisë kombëtare dhe e detyrimeve ndërkombëtare.
Nëse është hapur Aeroporti i Vlorës, konferencën e shtypit do e bëjmë atje, por nëse jo, në një ambient tjetër të përshtatshëm për të cilin gazetarët do të njoftohen në kohë.
Ftohet dhe “Tërmeti” të marrë pjesë për shkak të përvojës së tij me aeroportet, fluturimet dhe jo vetëm.


TË NGJASHME