HomePolitikë

Meta refuzon dekretimin e ministrit të ri të Jashtëm

Presidenti Ilir Meta ka refuzuar dekretimin e Gent Cakajt si ministër të Jashtëm.

Kreu i shtetit rendit arsyet e kthimit të dekretit duke theksuar se ai nuk ka përvojë si dhe ka mbajtur qëndrime publike të papranueshme për çështjen e kufijve të Kosovës.

Gent Cakaj u propozuaemërohet nga kryeministri Edi Rama në postin e lënë bosh nga Ditmir Bushati, i cili u shkarkua nga kryeministri gjatë Asamblesë Kombëtare që u mbajt më 28 dhjetor.

Kjo është hera e parë që një president refuzon dekretimin e një ministri të jashtëm. Por kujtojmë se Meta refuzoi fillimisht edhe dekretimin e Sandër Lleshajt, por pas tërheqjes së tij nga titulli i Gjeneralit, Presidenti e dekretoi atë./tch


TË NGJASHME