HomePolitikë

Ish-ministri flet për negociata me opozitën: Rama nuk largohet

Ish-ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj i ftuar ne rubrikën Opinion në News 24 ka folur për zgjedhjet e 30 qershorit dhe procedurën e shkarkimit të Metës. Ai komentoi deklaratat e ish-deputetëve opozitarë sipas të cilëve 85% e shqiptarëve kanë bojkotuar PS, teksa solli një analizë shifrash duke sjellë në vëmendje zgjedhjet e mëparshme.

Ahmetaj ka deklaruar më tej se kriza do të zgjidhet me uljen në tryezë të opozitës dhe Ramës.

30 qershori ishte një test i sukessshëm të thuash 85% e refuzuan është infantile. Në 2017 pjesëmarrja ishte 46% dhe PS mori 48% të votave, dmth 48% i 46 % është afërsisht 22 %. Pjesëmarrja ishte afërsisht 23 %, nesë doni ta quani të PS, të gjithë dolën. Ka rritje serioze dhe mos harroni se në 2019 ishim koalicion.

Unë jam i bindur që do ketë tryezë dialogu, do jetë pa kushte, nga opozita mund të vijë kush të dojë, por përballë do ketë kryeministrin. “ tha Ahmetaj.

Ndërsa për vendimin e marrë për të shkarkuar presidentin meta ai tha: “ Nëse flasim se paska alibi se mund të shkojë në konflikt, atëherë nga e dinte? Prandaj, ne po ngremë Komisionin Hetimor dhe do vendosë Gjykata Kushtetuese. Ne kemi zgjedhur logjikën kushtetuese.“.


TË NGJASHME