HomePolitikë

Meta shpalli datën e zgjedhjeve, Rama del në deklaratë për mediat pas mbledhjes

Kryeministri Rama ka dalë në deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë në Selinë e Partisë Socialiste, nga ku thekshoi se socialistët janë gati për zgjedhjet e 6 marsit në bashkitë, Durrës, Lushnjë, Shkodër, Rrrogozhinë, Vorë dhe Dibër.

Rama tha se PS do të “Ndezë motorët” e organizimit për zgjedhjet e pjesshme lokale.

“Sa i përket çështjes së dytë, vendimit për zgjedhje, kemi folur për të filluar menjëherë organizimin. Është një proces, ku ne sigurisht do të jemi pjesë, do respektojmë afatet, do paraqesim kandidatët. Nuk mendoj që do të kemi deputetë kandidatë, sepse deputetët janë zgjedhur për të bërë deputetin dhe ky është mendimi i gjithë Kryesisë. Sa i përket grave, ju e dini që mes një gruaje dhe dhjetë burrash, unë zgjedh gruan”, përfundoi Rama.


TË NGJASHME