HomePolitikë

“Feja si instrument për Paqen”, mesazhet e forta të Presidentit Meta

meta

Presidenti Meta dhe SHBA-të kanë zhvilluar një konferencë për shtyp me temë “Feja si instrument për Paqen”.

Presidenti tha në fjalën e tij që feja është një nga pasuritë më të mëdha që shoqëria ka trashëguar.

‘Feja si instrument për paqen’ diversiteti fetar është një nga pasuritë më të mëdha që shoqëria ka trashëguar.

Kreu i Shtetit deklaroi se gjuha shqipe ka një fjalë të artë dhe që është e vështirë të gjejë përkthim në çdo gjuhë të botës, dhe që është fjala “BESA”.

“Gjuha shqipe ka një fjalë të artë, që është “BESA”, fjalë unike, që vështirë të gjejë përkthim në çdo gjuhë të botës. Kjo përfaqëson frymën, shpirtin dhe karakterin e kombit tonë. Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë, ku në fund të Luftës së Dytë Botërore, numri i hebrenjve ishte më i madh se në nisje të luftës”, tha Meta.

Presidenti Meta nënvizoi gjithashtu se keqqeverisja, kur shuan shpresën e qytetarëve bën të shfaqet edhe terrorizmi dhe ekstremizmi fetar.

“Të gjithë kemi detyrime kombëtare rajonale e ndërkombëtare e duhet angazhohemi më shumë për të luftuar varfërine, përmirësuar standartet e jetesës.

Terrorizmi e ekstremizmi fetar lindin nga varfëria dhe kur shpresa për të ardhmen shuhet nga keqqeverisja. Qeveria duhet të hartojë ligje për mbrojtjen e interesave te qytetareve.

Ne po hasemi me një nivel te larte ikjesh, eksiodi i rinisë sonë duke bërë vunerabël shtresa te dobeta te shoqerise.

Te mos lejojme dimrin demografik të Evropës na ka porositur Papa Francesku në takimet me të.

Ky fenonen s’na ka prekur vetëm ne, por gjithë rajonin tonë ndaj duhet ta përballojmë së bashku.

Bijtë e shqipes të kthehen në atdheun e tyre për jetë më të mirë dhe më të sigurt.

Në vendin tonë ligjet per mbrojtjen e te drejtave te njeriut janë cimentuar në dy nene të posacme të Kushtetutës që në vitin 1998, kuadri ligjor është i kompletuar. Por sic vërehet edhe në raportet e DASH komunitetet fetare po përballen me vështirësi për blerjen e tokës, vështirësi që lidhen me problemet nga pushteti vendor.
Jane ankuar për ndikimin e huaj dhe ndikimin ne organizatet fetare shqiptare, kjo ngjall shqetesime dhe kërkon përgjegjshmëri dhe vëmendje të vazhdueshme. Duhet stabilitet politik”


TË NGJASHME