HomePolitikë

Meta: Sot është një ditë reflektimi për Kosovën, por edhe…

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot 21 vjetorin e ndërhyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, për t’i dhënë fund spastrimit të Serbisë.

Përmes një statusi në “Facebook” tha se kjo është një ditë reflektimi për Kosovën, por edhe një mundësi për të treguar potencialin e saj të vërtetë, besnikërinë e saj ndaj NATO-s, parimeve e vlerave të pazëvendësueshme euro-atlantike, si dhe të gjithë vendosmërinë për të ndërtuar një shoqëri të bazuar plotësisht në këto parime. 

Meta e ka postuar edhe foton e avionit të parë të NATO-s që u ngrit në fluturim, me foton e ish-Presidentit të SHBA, Bill Clinton dhe Gjeneralit që drejtoi operacionin, Wesley Clark, si dhe me momentin e futjes në Kosovë të trupave të NATO-s.

Postimi i ploë

Si sot 21 vite më parë filloi ndërhyrja vendimtare e #NATO-s në Kosovë për t’i dhënë fund një politike shfarosëse dhe spastrimi etnik në zemër të Europës, duke realizuar një mision historik në mbrojtje të lirisë.
Sot është dita për të falënderuar vendet anëtare të NATO-s, që nën udhëheqjen e SHBA?? treguan 21 vite më parë se liria është e shenjtë dhe se dhunimi i të drejtave të njeriut është i patolerueshëm dhe i papranueshëm.
Sot është gjithashtu, jo vetëm një ditë reflektimi për Kosovën, por edhe një mundësi për të treguar potencialin e saj të vërtetë, besnikërinë e saj ndaj NATO-s, parimeve e vlerave të pazëvendësueshme euro-atlantike, si dhe të gjithë vendosmërinë për të ndërtuar një shoqëri të bazuar plotësisht në këto parime.

K.S/ GotaNews


TË NGJASHME