HomeSociale

Meta takim me drejtorin e OBSH: Kujdesi duhet të jetë maksimal nga çdo qytetar

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me Drejtorin e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë, Dr.Raul Gonzalez.

Me anë të një postimi në “Facebook” Meta njofton se takimi u bë në kuadër të masave mbrojtëse të marra nga institucionet tona shtetërore për përballimin me pasoja sa më të lehta të coronavirusit.

Gjithashtu Meta tha se nuk ka vend për panik, por kujdesi duhet të jetë maksimal nga çdo qytetar.

Postimi i plotë

Një bisedë konstruktive me Drejtorin e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë, Dr.Raul Gonzalez, lidhur me masat mbrojtëse të marra nga institucionet tona shtetërore për përballimin me pasoja sa më të lehta të coronavirusit.
Nuk ka vend për panik, por kujdesi duhet të jetë maksimal nga çdo qytetar!
Është i domosdoshëm zbatimi me rigorozitet i protokollove shëndetësore dhe i këshillave të stafeve mjekësore nga të gjithë!
SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI! 

K.S/ GotaNews


TË NGJASHME