Aktualitet Lajme Lajmi i Fundit Politikë

Meta takon dy heronjtë nga Kavaja, jep mesazhin e fortë

Presidenti Ilir Meta ka takuar sot dy qytetarë të Kavajës, të cilët rastësisht u bënë dëshmitarë të një plagosje me armë zjarri, ndërsa arritën të neutralizonin autorin. Ngjarja në fjalë ndodhi në 24 shtator, ku Fitim Baboçi akuzohet se plagosi me kallashnikov Rexhep Taren tek ish-bashkia e vjetër.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta ka pritur sot dy heronjtë Ymer Xhafa, ish-punonjës policie dhe Bajram Shalën, ndërsa i falënderoi ata përzëmërisht për aktin pasi rrezikuan jetën e tyre. Kreu i shtetit tha se shembuj të tillë i duhen shoqërisë, për të qëndruar larg konflikteve.

“Shembuj të tillë frymëzues i duhen mbarë shoqërisë tonë, për të qëndruar larg konflikteve, dhe për të reaguar kundër dhunës, krimit por dhe indiferencës, që rrezikon jetën, pronën e sigurinë qytetare”, shkruan Meta.

MESAZHI I METËS
Kënaqësi e veçantë të takoja sot dy qytetarë të mrekullueshëm të Kavajës, z.Ymer Xhafa dhe z.Bajram Shala, të cilët dy ditë më parë rrezikuan jetën e tyre për të neutralizuar një shtetas të armatosur në qendër të qytetit, i cili plagosi një shtetas tjetër, ngjarje që mund të kthehej në një tragjedi të madhe. I falenderova përzemërsisht për aktin e tyre të lartë qytetar, në mbrojtje të jetës, paqes sociale dhe sigurisë publike. Shembuj të tillë frymëzues i duhen mbarë shoqërisë tonë, për të qëndruar larg konflikteve, dhe për të reaguar kundër dhunës, krimit por dhe indiferencës, që rrezikon jetën, pronën e sigurinë qytetare.

Related posts

“FIFA The Best”/ Përcaktohen finalistët, garë e zjarrtë për të gjitha çmimet

igligota

Negociatat/ Bushati, propozon amendime për Rezolutën e Kuvendit

Klaudia gotanews

Erion Veliaj ironizon protestën e opozitës …

igligota
Na Kontaktoni!